16:40 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Vajza ndaloj alkoolin dhe startoj palestrën, ndryshoj rrënjësisht (Foto)

Një blogere suedeze e palestrës ka zbuluar se si në trup ndikon transformimi pas ndërprerjes së pirjes së alkoolit.

Jelly Devote e kuptoi së pari se duhej të heqë dorë nga pirja kur filloi të fitonte peshë në të 20-at, transmeton Indeksonline.

“Unë e udhëhoqa një mënyrë jetesë shumë të sëmurë-piva shumë alkool dhe nuk shkova në palestër. Por pas uljes së pirjes së alkoolit, piva vetëm tri herë në javë nga një gotë me verë duke ndihmuar veten të përqëndrohem dhe angazhohem në stërvitje pothuajse të përditshme, kështu edhe duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme”,ka thënë ajo.

27 vjeçarja tha se pret që tani të ndikojë tek të rinjtë duke përfshirë 573 ndjekësit e saj, për të ndaluar pijet alkoolike në kohë të duhur.

Një gotë shampanjë zakonisht ka 78 kalori dhe një gotë e vetme e verës ka rreth 120 kalori, sipas MyFitnessPal. Pijet e përziera, apo kokteje të ëmbël, përbërja e kalorive duhet të jetë edhe shumë më e lartë.

Dhe sheqernat e fshehura që gjenden në shumicën e alkoolit mund të shkaktojnë gërdi në trupin dhe lëkurën e juaj, duke shkaktuar dëmtime qelizore dhe dehidratim.

Ajo shpërndau fotografi të shumta të pamjes së saj para dhe pas, fotografi e cila njëra prej tyre mori mbi 13 mijë pëlqime./Indeksonline/