75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vajza në Fushë Kosovë e ofendon dhe e sulmon nënën e saj

Një vajzë në Fushë Kosovë dyshohet se e ka ofenduar dhe e ka sulmuar nënën e saj.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima f/k (femër kosovare) është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj e dyshuara f/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.