75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza nga Britania që komunikon me ‘Google Translate’ me të dashurin nga Italia

Dashuria nuk njeh moshë por duket se nuk njeh as gjuhë.

Këtë e kanë dëshmuar një çift që përkundër nuk flasin të njejtën gjuhë janë dashuruar me njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.

Chole Smith 23 vjeç nga Anglia komunikon me ‘Google Translate’ me të dashurin e saj 25 vjeçar Daniele Marisco nga Italia.

Ata ishin takuar në një klub nate në Ibiza para dy vite.  Përkundër që nuk arritën të kuptohen, çifti u dashuruan.

Tash ata jetojnë së bashku në Angli. Ata po mësojnë gjuhën e njëri tjetrit përmes videove me përkthime.

“Unë bëra lëvizjen e parë dhe e pyeta për numrin e tij sepse ai ishte shumë atraktiv” u shprehë ajo.

“Përkundër që nuk kisha asnjëherë të dashur, unë e dija se më pëlqente. Ndonjëherë duhet të bësh gjëra për dashurinë”, vazhdoi ajo.

“Disa njerëz menduan se unë isha e çmendur kur shkova me të në Barcelonë vetëm një javë pasi u njoftuam por unë e dija se ishte vendimi më i mirë që kisha marrë” tha anglezja.

Ndërsa Daniel tha se në fillim nuk kuptonte asgjë atë por e kuptonte vetëm një gjë.

“Chole fliste shumë dhe buzëqeshte shumë por unë nuk e kuptoja. E vetmja gjë që unë kuptoja ishte se ajo ishte speciale”, u shprehë Daniel. /Indeksonline/