75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Gj. Sh

Vajza nga Fushë Kosova raporton dhunuesin në media, ia publikon edhe fotografinë: Policia e ka lënë të lirë…

Një vajzë nga Fushë Kosova ka thyer heshtjen për JOQ pas disa vitesh dhe ka denoncuar publikisht një histori të rëndë abuzimi.

Ajo deklaron se është përdhunuar nga një person me emrin A. S, banor i fshatit Dobërve, Fushë Kosovë, ndërsa për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nuk kishte pasur guximin ta denonconte më herët.

Sipas rrëfimit të saj, S. e ka përdhunuar disa vite më parë dhe më pas e ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur, duke i mohuar mundësinë të kërkonte drejtësi.

Vajza pohon se sa herë e takon në rrugë, ai vazhdon ta ngacmojë seksualisht dhe ta fyejë, duke e traumatizuar edhe më tej, raporton JOQ Albania.

”Tashmë e kam lajmëruar në polici për përdhunim dhe ngacmime seksuale. Më dhemb ende fakti që shoh këtë “kafshë” të lirë.” ka thënë ajo.

Postimi i plotë: