75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vajza problematike Britney Spears poza të nxehta me të dashurin në pushime

Britney Spears ka kaluar një kohë të vështirë, me probleme të mëdha psiqike që kishin të bëjnë me narkotikët.

Por ylli i popit si duket po e lë prapa shqetësimin, duke qenë se ajo u pa teksa po argëtohej në pushime në Miami me të dashurin Sam Asghari, transmeton IndeksOnline.

Këngëtarja kontroverse, 37 vjeçarja Britney dukej në elementin e saj më të mirë teksa pozonte me të dashurin e saj 25 vjeçar.

Në mënyrë të shkëlqyeshme, çifti imitoi skenën e famshme të Titanikut midis Leo dhe Kate, që duket se po pozonin për ndonjë reklamë.

Britney duket se është përmirësuar, dhe ajo me të dashurin e saj po duken mjaft mirë në pushime së bashku. /IndeksOnline/