75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Vajza që bën mrekulli me çifteli, Doruntina Rexhepi e rrallë në profesionin e saj!

Këngëtare dhe artistet të ndryshme i shtohen pothuajse çdo ditë skenës tonë të muzikës, disa nga to arrijë të depërtojnë me sukses, e disa ‘shuhen’ rrugës.

Por, të rralla janë ato që dijë të krijojnë mrekulli me ndonjë instrument muzikore, e sidomos kur ky instrument është çiftelia.

Është Doruntina Rexhepi ajo që është një profesioniste e rrallë, ndoshta e vetmja e këtij instrumenti me vlera të mëdha artistike të popullit tonë.

Doruntina është mjaft e njohur për punën e saj dhe numëron instrumentale të shumta të publikuara në kanalin ‘Youtube’.

Një vajzë e re dhe ambicioze, Doruntina ka bërë instrumentale të disa prej këngëve më të njohura popullore si “Mora fjalë”, “Çou Rexho”, “Plagët e Lirisë” e shumë tjera.

Më poshtë disa nga instrumentalet  e realizuara nga Doruntina./Indeksonline/