75 Mall Live Search
17:54 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vajza që lindi në ditën kur u shpall Pavarësia: Jam krenare me vendin tim!

Kosova nesër shënon një ditë të veçantë me emocione të veçanta.

Kjo pasi po bëhet 11 vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë si vend sovran dhe i pavarur, transmeton Indeksonline.

Për vajzën 11-vjeçare, Pavarësia Sopa kjo ditë është edhe me e veçantë, pasi ajo bashkë me shpalljen e pavarësisë feston ditëlindjen e saj.

Ajo me krenari thotë se kur të rritet do t’i shërbej vendit, transmeton Indeksonline.

“Jam me fat dhe krenare me vendin tim”, thotë 11 vjeçarja.

Shihni më poshtë këtë video promovuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme./Indeksonline/