09:37 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vajza që mahniti Francën, Erza Muqolli nesër mbanë koncert në Prishtinë

Me datë 30 korrik, prej orës 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë mbahet mbrëmje artistike dhe koncerti i këngëtares së talentuar Erza Muqolli.

Erza Muqolli është emri premtues shqiptar që ka mahnitur Francën me zërin e saj të mrekullueshëm.

Ajo para pak javësh ka lansuar videoklipin e këngës “Je Chanterai”.

Për ta shijuar zërin unik të këngëtares së re simpatike Erza Muqolli mund të merrni pjesë në koncertin e saj. /Indeksonline/