Vajza që ndan dhomën e gjumit me 16 gjarpërinj, duke përfshirë edhe një piton
Kur ishte 14 vjeç, Zee panjë gjarpër në një dyqan për kafshë dhe kështu ajo bëri kursime së bashku me vëllain e saj dhe e bleu një për shtëpi.
Tani gjatë kohës që ajo po kryen studimet për infermiere veterinare, 21 vjeçarja zotëron 16 gjarpërinj që jetojnë në dhomën e saj të gjumit.
Ndër këta gjarpërinj, i preferuar i saj është një piton i gjatë.
Edhe pse ajo është kafshuar disa herë nga ta, ajo nuk mendon se kafshët e saja do e sulmojnë atë në mënyrë agresive.
“Unë jam kafshuar pothuajse çdo javë nga ta. Kjo varet nga pickimi dhe ashpërisa e tyre. Kështu që mendoj nuk është serioze”, tha ajo./Indeksonline/