08:57 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Vajza që në ditën e saj të diplomimit shkon me armë!

Një vajzë që në ditën e saj të diplomimit ka bartur një pushkë, ka ngjallur shumë debat në SHBA -lidhur me liritë personale, protestat e studentëve si dhe privilegjin e të bardhëve.

Kaitlin Bennet e cila diplomoi nga një universitet në Ohio, shkoi në kampus me një pushkë të llojit AR-10 gjysmë-automatike, teksa në duar mbante një kapelë të diplomimit ku shkruhej “eja dhe merre”.

22 vjeçarja më vonë e ka publikuar këtë fotografi duke thënë se po protestonte kundër politikave të universitetit që ndalon bartjen e armëve nga studentët, profesorët dhe të punësuarit brenda universitetit, mirëpo lejon “mysafirët” që të bartin armë (por jo në ndërtesë).

Ajo ka theksuar se në universitetin e saj ishin vrarë katër studentë të paarmatosur në vitin 1970, raporton BBC.