75 Mall Live Search
12:33 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vajza që në moshën 13 vjeçare bie në depresion për shkak të kushteve të vështira ekonomike

Qamile Muhari është nëna e dy fëmijëve të cilët jetojnë në qytetin e Shkodrës. Adelina, është 17 vjeçarja e cila që në moshën 13 vjeçarë bie në depresion për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Familja Muhari jeton në varfëri të skajshme, nuk kanë çfarë të hanë dhe shtëpia e tyrë është në gjendjë të rëndë, pasi që dy herë ishte djegur.

“Për mua jeta ka qenë shumë e vështirë, dhe më e vështirë po vazhdon të bëhet”, tha Qamilja.

Ajo thotë se vajza (Adelina) ishtë shumë nxënëse e mirë, por u sëmurë në Itali pasi jetoi më të atin. “Vajza është e stresuar, e sulmon veten me thikë dhe i shkul flokët”, shtoi ajo.

Adelina tha se nuk ka asnjë krevat për të fjetur.

Qamilja u martua në moshën 15 vjeçare, ndërsa në moshën 17 ajo u bë me fëmijë, atëherë kur edhe u nda nga bashkëshorti, për të cilin thotë se nuk merr asnjë ndihmë.

Ajo tha se për fëmijet e saj u detyra të bëhet edhe nënë edhe baba!

Ndihmojeni këtë familje, pasi që ndihma juaj e paktë, është e madhe për ta.

Për çdogjë kontaktoni në këtë numër: 0685266993