75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 18 Janar 2024 / L K

Vajza që u lëndua nga shembja e kulmit transferohet në Qendrën për Mjekim Intensiv

Vajza që u lëndua nga shembja e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës po trajtohet në QKUK.

E reja ka lëndime të rënda trupore dhe do të trajtohet në Qendrën për Mjekim Intensiv.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore.

Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore.

Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror” thuhet në njoftimin e QKUK-së./Indeksonline/