14:01 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Vajza që u vra para nënës së saj bëhet viktima e 47 në Londër brenda një viti (Foto)

Një vajzë 17 vjeçare vdiq para nënës së saj, pasi u qëllua me armë në Londër.

Adoleshentja e quajtur, Tanesha, vdiq pasi u qëllua me armë pas largimit nga shtëpia . Tanesha është bërë viktima e 47 e vrasjeve në Londër për këtë vit.

“Unë u përpoqa ta shpëtoja, ajo ishte një vajzë e mirë pa probleme. I thashë asaj se gjithçka do të jetë në rregull”, theksohet të ketë deklaruar miku i saj.

Pas vrasjes, policia ka ngritur një tendë në rrugën e Londrës së veriut,ku vajza 17 vjeçare humbi jetën.

Nëna e saj thuhet të jetë në gjendje të rëndë pasi filloj të bërtiste në momentin kur ajo u vra para syve të saj.

Gjithashtu pretendohet se adoleshentja ishte qëlluar me armë në mes gangsterëve rivalë teksa mohohet që ajo të ketë qenë e involvuar në diçka të ngjashme./Indeksonline/