75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Vajza rrah nënën e saj në Prishtinë, e bën për spital

Në Prishtinë, vajza e ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 16:00, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 06.07.2021 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Indeksonline/