Vajza rrah nënën në Prishtinë – Policia e dërgon në burg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër dje ka rrahur nënën e saj në komunën e Prishtinës rreth orës 22:30.
Sipas raportit 24 orësh, nuk ka të lënduar.
Kurse, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 30.05.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”./IndeksOnline/