Vajza thyen heshtjen, tregon të bëmat monstruoze të nënës së saj
Anastaisea Crouch, ka treguar historinë e saj të tmerrit që ka përjetuar nga terrori i nënës së saj.
Ndër të tjera, ajo ka thënë që nëna e saj Martha Crouch e kishte lidhur atë për shtrati kur ajo ishte 8 vjeçe për 3 vjet rresht pasi që ajo kishte shumë peshë.
Po ashtu Martha kishte mbytur 6 mace duke i goditur me çekan.

Tashmë kur Anastaisea është 15 vjeçe, Martha 53 është arrestuar në shtëpinë e saj në Aztec në Nju Meksiko, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Bashkëshorti i Marthas, Timothy 57 vjeç, ish zëvendës sheriff dhe zjarrfikës po akuzohet për pengimin e hetimeve.
Policia e kishte bërë arrestimin pas denoncimit të vajzës së saj 17 vjeçare e cila kishte deklaruar se Martha i kishte zier të gjallë qenët dhe ia kishte servuar fëmijëve.
Të gjithë fëmijët e kanë përshkruar si tejet të dhunshme personalitetin e Marthas e cila mund të akuzohet edhe për akuza të tjera, derisa bashkëshorti i saj pritet së shpejti të paraqitet para gjykatës./Indeksonline/