75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

“Vajza tradhtoni të dashurit tuaj”, vjen arsyetimi nga ish-konkurrentja e “Për’puthen” pas kësaj deklarate

Një video të postuar nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ina Kollçaku, ka bërë xhiron e rrjetet.

Me pak fjalë ajo iu ka bërë thirrje vajzave të tradhtojnë të dashurit e tyre, shkruan Indeksonline.

Pati reagime të shumta nga ndjekësit e saj, ndërsa sot në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” sqaroi të vërtetën që “fshihet” prapa kësaj fjalie.

Blogerja u shpreh se kjo video ka qenë qenë një tendencë lidhur me videon e vajzës nga Librazhdi, që u kap duke tradhtuar të fejuarin dhe u dhunua nga vjehrrit.

Unë bëra një video në ‘Tik tok’ që e kanë bërë shumë vajza me një voice. Gjatë kësaj kohe ishte duke u dhënë shfaqja ime në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ dhe e përdora këtë video për të ngacmuar, në ato momente madje isha e veshur me veshjen e rolit.

Ajo që kam thënë për vajzat është që të ndahen dhe mos të qëndrojnë në një lidhje të palumtur. Nuk kishte asgjë më shumë se kaq.

Mund të ketë qenë edhe tendencë video që po qarkullonte sepse ishte shumë shokuese. Unë jam duke bërë një master të dytë dhe një pedagoge tha që ishte shumë tronditëse. Edhe unë reagova ndër të parët personazhe që reaguan. Disa persona nuk kanë hapur fare lajmin kanë lexuar vetëm titullin dhe e kanë marrë ashtu”, u arsyetua ajo./Indeksonline/