75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / S Z

Vajzat ankohen për vdekjen e nënës, thonë se vdiq nga moskujdesi

Tri vajza nga Prishtina kanë lajmëruar në polici rastin e vdekjes së nënës së tyre, për të cilën kanë thënë se ka vdekur si pasojë e mos kujdesit. Policia po e heton rastin e vdekjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur  rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.