75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Vajzat e 37-vjeçares nga Malisheva, rezultojnë negativ ndaj koronavirusit

Nga dita e djeshme edhe komuna e Malishevës është vendosur në karantinë.

Krejt kjo për shkak se edhe një rast me virusin COVID-19 është shënuar edhe në këtë komunë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 37 vjeçare e cila kishte ardhur nga Italia në Kosovë.

37 vjeçarja u raportua se është nënë e dy vajzave, të cilat u dyshuan se mund të jenë të prekura nga virusi korona.
Mirëpo, Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike ka thënë se vajzat e 37 vjeçares kanë rezultat negativ.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi.

“Sipas zyrtarëve të institutit rajonal të Shëndetësisë publike vajzat nuk simptoma së paku deri më tani. Mbrëmë kanë thënë se vajzat nuk kanë simptoma”, ka thënë Paçarizi.

Deri tani në Kosovë ka arritur numri 5 i të prekurve nga ky virus, tre persona janë nga qyteti i Vitisë ndërsa një nga Malisheva.

Teksa në karantinë janë tri komuna Klina, Vitia e Malisheva.