Vajzat e bendit të njohur kërcënohen me jetë
Bendi i njohur “Katseye”, deklaroi se ka marrë kërcënime të shumta me jetë në internet, që kur debutuan vitin e kaluar.
Grupi i vajzave, i nominuar së fundmi për artisten më të mirë të re në çmimet “Grammy”, tha se mesazhet, të cilat kanë synuar edhe familjet e tyre, “mund të bëhen shumë të rënda”.
Lara Raj, e cila është shtetase amerikane me prejardhje indiane, është gjithashtu subjekt i komenteve raciste dhe është raportuar në mënyrë të rreme në ICE për “punë dhe qëndrim në Shtetet e Bashkuara pa autorizim ligjor”.
20-vjeçarja tha se kishte fshirë rrjetin social Twitter, për të shmangur shikimin e komenteve negative.

