Vajzat e dhunuara kërkojnë që R.Kelly të dënohet me burgim të përjetshëm

Njëra nga viktimat e R.Kelly, mendon se dënimi prej 25 vite burg është i ulët, pasi sipas saj, ai duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.
Lizzette Martinez për TMZ ka thënë se ai e meriton këtë dënim pasi ka lënduar shumë vajza për vite me radhë, transmeton Indeksonline.
Kitti Jones, viktima tjetër thotë se nuk ka problem me propozimin e prokurorëve, por do të donte që ai të merrte dënim të përjetshëm.
Të dy vajzat ishin pjesë në “Surviving R.Kelly”, duke kërkuar të merren masa të rrepta ndaj tij./Indeksonline/