Vajzat e Diddy-t largohen nga salla e gjyqit gjatë dëshmisë për akuza të rënda

Tre vajzat e Sean Diddy Combsit janë larguar nga salla e gjyqit, pasi një punonjës eskorte mashkull zbuloi detaje eksplicite rreth aktiviteteve të dyshuara të magnatit të muzikës, raporton “People”.
Daniel Phillip, një shoqërues mashkull, dëshmoi në një gjykatë në Manhattan të hënën, më 12 maj, se ish-e dashura e Diddy-t, Casandra Cassie Ventura, e pagoi atë që të kryente marrëdhënie seksuale me të, ndërsa Combs ishte ulur në një cep dhe masturbohej, ndërsa i shikonte ata, transmeton Indeksonline.
Phillip dëshmoi gjithashtu se e pa Combs-in duke vepruar dhunshëm ndaj Venturës.

Vajzat e Combs-it, Chance Combs, 19 vjeç dhe binjaket 18-vjeçare D’Lila dhe Jessie Combs, dolën nga salla e gjyqit dy herë gjatë dëshmisë së Phillip-it.
Prokurorët gjithashtu treguan në sallën e gjyqit pamje nga kamerat e mbikëqyrjes së hotelit të vitit 2016, të cilat tregojnë Combs-in duke sulmuar Venturën, duke e rrëzuar në dysheme dhe duke e goditur me shqelma ndërsa ajo ishte shtrirë pa mundur të lëvizte.
Vajzat e Combs-it mbetën në sallën e gjyqit, ndërsa u shfaqën pamjet e hotelit, ashtu si edhe nëna e tij, Janice Combs.
Combs u akuzua për trafikim seksual, shantazh dhe organizim prostitucioni. Sipas padisë së vitit 2024, ai akuzohet se ka përdorur famën e tij për të joshur gratë dhe për t’i detyruar ato të marrin pjesë në të ashtuquajturat festa Freak Off./Indeksonline/
