18:16 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

‘Vajzat e Kosovës’ e mposhtin Maqedoninë e Veriut

Ka përfunduar takimi i parë miqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kategorinë e vajzave.

‘Çikat e Kosovës’ fituan me rezultatin final në 3:1, takim ky që ishte i karakterit miqësor dhe një nisme e mirë për vashat tona, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se gjatë këtij muaji, Kosova do të ketë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Maqedoninë.