75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

“Vajzat e Kosovës” mbyllin zyrtarisht ciklin kualifikues për “Euro 2022”

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e vajzave sot ka mbyllur zyrtarisht kualifikimet për kampionatin Evropian 2022.

Vajzat tona radhitën më mirë se 21 Kombëtare të tjera të Evropës, shkruan IndeksOnline

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një kompeticion tillë dhe si Kombtare e re vajzat e trajneres Afërdita Fazliut ia dolën që të përfundojnë të katërat në grupin A’ me plotë 10 pikë të grumbulluara.

Grupet tjera e mbyllën edhe Izraeli (7 pikë), Gjeorgjia (0 pikë), Bjellorusia (6 pikë), Ishujt Faroe (0 pikë), Moldavia (3 pikë), Azerbajxhani (0), Shqipëria (6 pikë), Qipro (0 pikë), Hungaria (7 pikë), Letonia (0 pikë), Maqedonia e Veriut (6 pikë), Kazakistani (0), Kroacia (7 pikë), Lituania (0 pikë), Greqia (7 pikë) dhe Mali i Zi (0 pikë).

Pra, më meritorja për krijimin e Përfaqësueses së futbollit të femrave, vlerësohet përzgjedhësja Afërdita Fazlija.