75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Vajzat e Vllaznisë bëjnë histori, klasifikohen në fazën e grupeve të “Champions League”

Ekipi i vajzave të Vllaznisë ka shkruar sot historinë, duke u klasifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja është mbyllur plot emocione në “Loro Boriçi” kur Gresa Berisha ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj ekipit ukrainas Zhytlobud-2 i qytetit të Kharkivit, në minutën e 88’.

Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 35’ me një gol të Tarah Lynn Patterson, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Kateryna Korsun në minutën e 85’ të ndeshjes.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1.