20:11 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vajzat kosovare shënojnë fitore të madhe në Estoni

Kombëtarja e Femrave ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim në Estoni.

Vajzat kosovare mposhtë Estoninë me rezultat 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Vendaset kaluan të parët në epërsi përmes penalltisë në minutën e 22-të. Nga pika e bardhë shënoi Loo.

Kosova u rikthye duke përmbysur rezultatin.

Të dy golat për Daranet i shënoi Modesta Uka në minutën e 41-të dhe 56-të.

Në tri ndeshje të zhvilluara Kosova ka gjashtë pikë, me një humbje dhe dy fitore. /IndeksOnline/