75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 01 Tetor 2023 / C E

Vajzat nga Istogu kualifikohen në rundin tjetër të Kupës Evropiane

Istogu ka fituar 29:27 ndaj skuadrës portugeze 1 Maio/Ada dhe është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Ndeshja është luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku skuadra portugeze të shtunën fitoi 31:30.

Të dielën istogaset kanë shfaqur ndeshje dukshëm më të mirë.

Ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund morën fitoren që ua siguron kualifikimin.