Vajzat publikojnë foton nga pushimet në Havai, detaji qesharak e bën atë virale
Për pjesën më të madhe të njerëzve kjo është periudha më e bukur e vitit pasi ka pushime, plazh, diell dhe shumë gjallëri.
Jemi mësuar që gjatë kësaj periudhe të shohim foto nga pushimet në Instagram dhe na kënaqet syri tek shohim perfeksionin e natyrës.
Mirëpo një foto në këtë rrjet social është bërë virale pasi u zbulua një defekt në të.
Vajzat që e kishin bërë kishin përdorur fotoshopin ndoshta me qëllim, por ama njerëzit që e kanë kuptuar janë shkrirë së qeshuri.
Në pamje të parë shihen dy vajza të reja që pushojnë në një plazh në Haëai.
Duket si një foto normale e shkrepur nga pushimet e mrekullueshme. Por syri skeptik i ndjekësve kanë vënë re që diçka nuk shkon me këtë foto dhe kanë shpërthyer në komente duke ironizuar gabimin qesharak të fotos.
Në këtë fotografi shihet qartë se ka vetëm një palë gjurmë këmbësh në rërë, edhe pse aty janë dy vajza.
Nëse e vutë re që në fillim këtë defekt të fotos kjo tregon se jeni inteligjentë dhe i kapni gjërat shpejt.