22:19 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vajzat që nxitën zemërim me përshëndetjen naziste, po hetohen

Tri vajza kanë shkaktuar zemërim pasi u shfaqen duke realizuar përshëndetje naziste.

Fotografia që tregonte vajzat që qëndronin në vendin që njihet si “porta e vdekjes” në kampin e qëndrimit të Luftës së Dytë Botërore ishte postuar në Instagram nga vetë vajzat, por u fshi më pas.

Por jo para se autoritetet e muzeut në Përkujtimin e Auschëitz-Birkenaut të kishin parë pamjen duke u bërë kështu thirrje prokurorëve për hetime, transmeton Indeksonline.

Megjithëse përshëndetja e tillë nuk është e ndaluar në Poloni, ligji ndalon gjuhën e urrejtjes, me dënime me burg deri në tre vite.

Fotografi më pas është publikuar edhe në një grup në Facebook, Qendra për Monitorimin e Sjelljes Raciste dhe Ksenofobike ku thuhet se “shakaja” e vajzave dëshmon se sa është i nevojshëm edukimi rreth tmerreve të sistemit të Holokaustit dhe totilarizmit, veçanërisht me rritjen e antisemitizmit në Poloni.

Aty u shtua se të rinjtë pa vetëdije  absorbojnë përmbajtje urrejtëse.

Zyrtarët polakë janë aktualisht në procesin e identifikimit të vajzave edhe do të jenë në kontakt me shkollën e tyre për t’i informuar ata rreth incidentit./Indeksonline/