Vajzës iu vidhen vathët me dhunë, hajduti ia shqyen edhe veshët
Një hajdut i ka vjedhur një vajzës nga Prizreni vathët duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
Sipas njoftimit të policisë, në rrugën “Zahit Pajaziti” i dyshuari në mënyrë të vrazhdët ia ka marrë vathët viktimës femër duke ia shqyer edhe të dy veshët.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa policia është duke u marrë me rastin./Indeksonline/