10:26 / E Enjte, 25 Mars 2021 / AR

Vajzës që tentoi të hidhet nga hoteli në Prishtinë po i kryhen kontrollet mjekësore

Indeksonline pak më parë raportoi se një vajzë ka tentuar të hidhet nga “Hotel Prishtina”, ndërsa lidhur me këtë është deklaruar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes.

Ndërsa vajzës, ekipët e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore.

“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit.

Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”.