15:11 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Vajzës së Michael Jackson i rrezikohet karriera si aktore për shkak të dokumentarit!

Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël. Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth.

Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore.

Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson./Indeksonline/