Vaki e përditshme kosovare, shoferi i kryetarit të komunës tejkalon në vijë të plotë
Indeksonline ka raportuar vazhdimisht ditëve të fundit për shkeljet e rregullave në komunikacion nga ana e zyrtarëve që vozisin vetura zyrtare.
Rregullat e komunikacionit nuk respektohen as nga vetë kryetarët e komunave. Kjo u pa sot edhe në veturën e Haki Rugovës.
Kryetari i Komunës së Istogut ishte në veturë gjersa shoferi i tij bëri shkelje flagrante të rregullave në komunikacion.
Tejkalim në vi të plotë, në një kthesë goxha të rrezikshme, është sfida e veturës në të cilën qëndronte nënkryetari i LDK-së. /Indeksonline/