75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / A. A

Vaki interesante, klubi norvegjez vjen në Kosovë, ankohet në internet të shtrenjtë

Klubi norvegjez, Bodo/Glimt po luan kundër Prishtinës në kuadër të Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është mbyllur 1-1.

Pak minuta më parë, Bodo/Glimt, lëshoi një komunikatë jo të zakonshme në Twitter duke u ankuar në internet të shtrenjtë.


Jemi në Prishtinë!

Nuk do të ketë shumë përditësime në Twitter pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 Krona (47 euro). Mbulimin e plotë e gjeni në faqen zyrtare, kur administratori kthehet në hotel.