75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 06 Janar 2023 / B O

Vaki kosovare, i konfiskohet motoçikleta, adoleshenti në Ferizaj futet në Stacioni e Policisë dhe e merr mjetin (Pamje)

Policia në Ferizaj të mërkurën i kishte konfiskuar një të mituri një motoçikletë. Por duket se mjeti i udhëtimit ka qenë shumë i dashur për të riun, sakaq ka rrezikuar goxha për ta kthyer si pronë të tij.

Një ditë pas konfiskimit, adoleshenti është futur në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe ka marrë nga aty motoçikletën e konfiskuar.

Në pikë të ditës dhe me gjakftohtësi, i riu futet në Stacionin të Policisë dhe arrin ta kthej në posedim mjetin e tij.

Indeksonline ka siguruar pamjet e momentit.