Vaki kosovare, jep dorëheqje trajneri i skuadrës së 3-të më suksesshme në Ligën e Parë
Dukagjini i Klinës ka mbetur pa trajner. Nazmi Rama ka dhënë dorëheqjen sot, e cila vjen pas barazimit në fundjavë nga Kika e Hogoshtit, transmeton Indeksonline.
Klubi i’a ka miratuar dorëheqjen edhe pse ndodhet në vendin e 3-të, me vetëm 6 pikë larg nga vendi i dytë që dërgon direkt në Superligë. Ky është njoftimi i fundit të klubit Dukagjini.
“Pas ndeshjes se zhvilluar dje ne Hogosht, trajneri Nazmi Rama është larguar nga klubi, pas rezultateve të treguara në sezonën pranverore. Rama pjesë e jonja është nga janari, por ecuria e ndeshjeve nuk ishte ajo që kishtë pritur as klubi e as vet trajneri. Prandaj, sot ne mbledhjen e kryesis është miratuar dorëheqja tij. Ne e falenderojm dhe i urojm sukses e shendet gjatë jetës”.