75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vaki kosovare, lopët flejnë e kullosin në Spitalin e Pejës

Pacientët e shtrirë në Repartin për Veshkë dhe Mushkëri nuk kanë shoqëri aq të mirë para dritareve të dhomës së tyre, në Spitalin e Pejës.

Një vaki tjetër kosovare, ku lopët flejnë e kullosin në institucionin ku personat shkojnë të shërohen.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihen një grumbull i lopëve të shtrira afër Repartin për Veshkë dhe Mushkëri.

Kjo pa dyshim që nuk është jo e hijshme për një institucion të tillë.

Pacientët aty pa dyshim që nuk do të jenë rehat me aromën që kanë në dhomat e tyre për shkak të pranisë së lopëve afër dritareve./IndeksOnline/