14:51 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Vaki kosovare, skuadra mysafire nuk futet në fushë, shkak siguria

Ndeshja e Ligës së dytë të Kosovës, Keku – Fortuna, nuk do të zhvillohet.

Raportohet se skuadra mysafire është larguar nga fusha e lojës, pasi nuk ka siguri për zhvillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Shkak është bërë mos prezenca e Policisë së Kosovës.

Nuk dihet nëse do të zhvillohet kjo ndeshje, apo mund të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3.

Vendimin perfundimtar për këtë ndeshje do ta marrë Komisioni i Garave të FFK-së, sipas rregullores së garave./IndeksOnline/