75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 27 Qershor 2023 / B O

Vaki prishtinase, rrahen burri e gruaja në gjendje të dehur, kur u kthjellën e panë veten me njolla në buzë

Prishtina është shehër i madh dhe edhe ndodhitë janë të ndryshme. Një vaki jo e zakontë ka ndodhur të hënën në mes të bashkëshortëve.

Burri e gruaja janë konfrontuar fizikisht në orët e vona në gjendje të dehur.

Gruaja ka thënë para policisë se ka patur një fjalose por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur ngase ishe e dehur.

Tek ajo janë vërejtur shenja dhune në buzë dhe qafë. Edhe burri i saj ka thënë se e di që ka patur një zënkë me bashkëshorten, por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Çifti me mbiemrin Krasniqi janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje./Indeksonline/