75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Vaki shqiptare, e mitura denoncon 25-vjeçaren: Abuzoi seksualisht me mua dhe më detyroi të dhunoja veten

Një ngjarje e pazakontë besohet se ka ndodhur në Vorë. Një vajzë e mitur, 16 vjeçe ka denoncuar një 25-vjeçare.

E mitura ka denoncuar, se vajza 25-vjeçare e ka abuzuar seksualisht dhe më tej e ka detyruar ta dhunonte veten.

Kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e kishte ftuar në shtepinë e saj në Tiranë dhe më pas kishte abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht psikologjikisht dhe është detyruar nga 25-vjeçarja ta dhunonte veten. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren.