75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / L K

Vaki shqiptare, trajner i dy skuadrave në Superligë, pas vetëm 2 javësh në Superiore!

Besoni apo jo, Stavri Nica do të drejtoj skuadrën e tij të dytë në Superligën e Shqipërisë pas vetëm 2 javësh nga fillimi i kampionatit. Nica u shkarkua në javën e parë pas humbjes në debutim me Laçin.

Por, Kukësi sot e ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit në detyrë pasi shkarkoi nga puna Rraman Hallaçin.

“Klubi i Kukesit njofton arritjen e marreveshjes me trajnerin Stavri Nica!
Trajneri do filloj menjehere stervitjen me ekipin per pergatitjen e ndeshjes se ardhshme kunder FC Dinamo City!
I urojme suksese trajnerit ne pankinen e ekipit tonë” thuhet në njoftimin e Kukësit./Indeksonline/