75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 07 Mars 2025 / H F

Vaki shqiptare/ Zhduket statuja e këngëtares Tina Turner në Durrës

Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut, Tina Turner, e cila ishte ndërtuar në një kompleks të artit urban në këtë qytet, bashkë me tri ikonave të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Nuk dihet ende se kush e ka shkulur dhe rrëmbyer statujën, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar.

Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.