14:05 / E Martë, 26 Shtator 2023 / L K

Vakia e basketbollit kosovar, ishte thuajse më i miri në fushë, por realizoi vetëm një pikë!

Kurioziteti i javës vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.
Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq.

Basketbollisti i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.

Sidoqoftë, Tmusiq shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.

Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime. Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur.