15:11 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Vaksina anti-Covid/ BE dhe ‘Moderna’ firmosin nesër për 160 milionë doza

Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë farmacuetike “Moderna”, lidhur me sigurimin e vaksinës antiCovid.

Kjo kompani amerikane do të sigurojë 160 milionë doza të vaksinës që ende nuk ka dalë në treg.

Marrëveshja BE-“Moderna” do të zyrtarizohet nesër. Marrëveshja vjen pak orë pasi Rusia deklaroi se vaksina e saj antiCovid, “Sputnik V”, ka një efikasitet prej 95% dhe kushton për tregun ndërkombëtar më pak se 10 dollarë për të dyja dozat.