75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Vaksina kundër fruthit nuk e shkakton autizmin, thotë studimi më i ri

Vaksina e fruthit dhe rubeolës nuk rrit rrezikun e autizmit dhe nuk shkakton autizëm  tek fëmijët që janë të rrezikuar, thotë një studim i ri, transmeton Indeksonline.

Hulumtuesit kanë përcjellë gjithsej 657 mijë e 461 fëmijë deri në gushtin e vitit 2013, për të dokumentuar diagnozën e çrregullimit.

Ata kanë analizuar moshën e prindërve, lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët në lindje.

Vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e autizmit te fëmijët të cilët u konsideruan në rrezik për këtë çrregullim dhe nuk e nxitë atë .

Grupeve të anti-vaksinave, duke përfshirë këtu edhe të famshëm dhe politikanë që përhapën frikën e vaksinave, ekipi i autorit të studimit dhe hetues i lartë në Danimarkë, Andres Hviid, donte t`iu kundërpërgjigjej me hulumtim shkencor.

Miti që lidh vaksinat dhe autizmin u rrit nga një studim i vitit 1998 nga Andrew Wakefield, botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Wakefield ishte kompensuar nga një firmë ligjore që synon të padisë prodhuesit e vaksinës MMR, dhe në vitin 2010, ai humbi licencën e tij mjekësore.

Në vitin 2011, The Lancet tërhoqi studimin pas një hetimi se Wakefield ka ndryshuar apo paraqitur keq informacione mbi 12 fëmijët të cilët ishin bazë për përfundimin e studimit të tij.

Sipas të dhënave nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në vitin 2019 janë regjistruar 206 raste të fruthit, krahasuar me 372 raste në vitin 2018. /Indeksonline/