Vaksina Moderna mbron deri në 2 vjet

Vaksina COVID-19 mRNA e “Moderna”-s besohet të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse duhen shumë të dhëna akoma për të bërë një vlerësim përfundimtar.
Kompania e bioteknologjisë amerikane, e cila tronditi botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së koronavirusit, mori miratimin nga Komisioni Evropian që të hyjë në funksion përdorimi menjëherë.
Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për disa vjet.
Banceli shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut, shkruan Reutersi.