15:32 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Vaksinohet shqiptarja 110 vjeçe, gjithë jetën ka pirë vetëm aspirina

I vetmi ilaç që ka përdorur gjithë jetën është aspirina dhe në këtë moshë ka vendosur edhe të vaksinohet.

Në maj, Zenepe Piri feston 111-vjetorin e lindjes.

Memorien e ka të fortë dhe  na kujton se në rininë e saj për kurimin e veshkave ka përdorur vajgurin. I vetmi peng në jetën e saj është shkolla të cilën nuk mundi ta vazhdonte për shkak të dy luftrave botërore.

Nënë Zenepja jeton e vetme me një pension minimal dhe në kushte të veshtira, prandaj ajo ka dëshire të takojë kryeministrin.