21:17 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vala e shkarkimeve nga LVV, edhe Agim Bahtiri do i shkarkojë katër drejtorë të komunës?

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thirrur një mbledhje urgjente për orën 21:00.

“Jepi zë” ka mësuar jozyrtarisht se janë 4 drejtorë në planet e Bahtirit për t’u shkarkuar.

Tafil Peci, Bekim Muja, Egzon Jashari dhe Valmira Sylejmani janë në “thumbin” e Bahtirit.

Sidoqoftë, gjatë mbledhjes edhe mund të ndryshojnë gjërat.