22:11 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / MSH

ValaMala: Edhe Albini e Rrahmani me hy në Big Brother s’e arrijnë këtë shikueshmëri

Valon Maloku, drejtor i First Channel dhe producent i reality-shout “It’s My Home” ka qenë i ftuar në Politiko të Kanal 10-shit, për të biseduar mbi rastit e dhunës përbrenda shtëpisë së emisionit.

Ai gjatë gjithë kohës ka tentuar të mbrojë idenë e emisionit, duke thënë se ka thyer rekord të shikueshmerisë.

Ai madje ka thënë se edhe po të viheshin Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj përballë njëri-tjetrit në një format të tillë, nuk e arrijnë shikueshmërinë e “It’s My Home”.

“Edhe në shtifshin Albin Kurtin e Rrahman Jasharajn aty [në Big Brother VIP], nuk e mrrijnë shikueshmërinë”, deklaroi Maloku.