75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

​Valbon Krasniqi: Kemi hyrë në fazën e re të shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19.

Krasniqi tha se po bëhet maksimumi që të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.

“Sot kemi 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh”, ka thënë Krasniqi në RTK.

Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.